Site icon Telegrafi

“Kemi prostitutat më të bukura në botë”, ish-shefi i FBI-së nxjerr bisedat sekrete të Putinit dhe Trumpit

“Kemi prostitutat me te bukura në botë”. Kjo citohet të ketë qenë një nga deklaratat e fshehta që Putin i ka thënë presidentit amerikan, Donald Trump, sipas një dokumenti sekret të nxjerrë nga ish-drejtori i FBI-së, James Comey.

Shkresa, e botuar nga Associated Press, përcjell bota.al, erdhi pas takimit që Comey kishte me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë në shkurt 2017, pak javë pas inaugurimit të tij si president.

“Ai nuk tha se në çfarë takimi ia kishte thënë saktësisht Putini këtë gjë”, shkuan Comey në memo, pjesët e të cilave janë redaktuar.

Botimi i shkresës vjen pasi Departamenti i Drejtësisë i ka dhënë kopje Kongresit pas kërkesave të ligjvënësve republikanë.

Trump e ka quajtur vazhdimisht ish shefin e FBI-së një gënjeshtar dhe ka kundërshtuar përmbajtjen e shkresave, të cilat Comey ka thënë se i ka shkruar menjëherë pas takimeve me presidentin.

Më parë këtë javë, Trump shkroi në Twitter se të gjitha shkresat e pretenduara ishte “fake”.

Exit mobile version