“ Në rast se ndodh një gjë e tillë sikur jam e detyruar ta zgjedh hendbollin pasi e kam profesion, ndonëse edhe në atletikë ndihem shumë mirë , sikur janë të lidhura njëra me tjetrën dhe unë mundohem ta jap maksimumin kudo që paraqitem”, thotë Mimoza Sefedini, duke pranuar se në këtë edicion Prishtinës nuk i kanë shkuar punët ashtu siç ka pritur.
“Po, kemi pësuar dy humbje, edhe pse kemi mundur t’i fitojmë të dy ndeshjet.Mirëpo gabimet e shumta në mbrojtje e kanë bërë të veten, ndonëse edhe ndryshimet e shumta në përbërje kanë ndikuar në lojën tonë, pasi nuk është lehtë të koordinohesh me një përbërje pothuaj tjetër nga edicioni i kaluar”, shprehet ‘Mimi”, siç e quajnë të gjithë. Ajo nuk i humb shpresat se në ;pranverë do të jetë më mirë dhe se Prishtina do t’i kthehet sukseseve të viteve të fundit, duke thënë se “ nuk i kemi humbur gjasat për titull.
Nëse përforcohemi në pranverë, gjithsesi do të jemi rivale të mëdha të Kosovës e Kastriotit në të dy frontet. Shpresoj se do të shkojmë edhe në përgatitje jashtë vendit pasi ato janë të domosdoshme në situata të tilla”. Mimoza ka bindjen se ky kampionat do të jetë më joshës për faktin se është shtuar numri i skuadrave cilësore.” Deri tash vetëm ne dhe Kastrioti luftonim për të gjitha titujt dhe kampionati nuk zgjonte kërshëri.
Tani edhe Kosova është kyçur dhe nuk ka dyshim se garat janë më joshëse, më të paqarte dhe gjithsesi hendbolli është më cilësor. Më vjen keq që nuk kemi shumë ndeshje ndërkombëtare pasi vetëm aty e shohim se ku jemi me cilësi. Kështu nuk mund ta vlerësojmë veten, por na duhen më shumë ndeshje me skuadra të huajë, të paktën nga rajoni, veçmas gjatë përgatitjeve ”, thekson hendbollistja e shpejtë prishtinase. /Zëri/Telegrafi/