Telegrafi

“Kemi blerë të gabuarin”, Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

Sulmuesi i Real Madridit, Jude Bellingham ka ndarë një anekdotë për vëllain e tij Jobe.

Jobe, i cili luan për Sunderland, shënoi një dygolësh kundër Rotherham në gusht të vitit të kaluar.

Forma e tij nuk kishte kaluar pa u vënë re nga Carlo Ancelotti, që bëri më pas një shaka me Jude.

Jude tha në kanalin e tij të ri në Youtube: “Mbaj mend që vëllai im Jobe shënoi dy herë për Sunderland dhe më pas Ancelotti erdhi tek unë dhe më tha ‘kemi blerë të gabuarin…’”.

“Dhe më pas ai shtoi: ‘jo seriozisht, do ta sjell’ dhe e pyeta se ku do të luante dhe Ancelotti më tha ‘në pozicionin tënd’. Dhe më në fund ai më bëri një buzëqeshje të vogël”.

Por, Real Madridi aktualisht nuk ka interesim për vëllain e Jude, pasi mesfusha e tyre është e blinduar. /Telegrafi/