Sot do të organizohet punëtori me temë ‘Këmbimi i përvojave ndërmjet Francës dhe Maqedonisë për Natura 2000 dhe implementimi i Direktivave për vendbanimet dhe shpezët’ nga Ambasada e Francës dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor-Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në punëtori do të flasin ekspertë nga Maqedonia dhe Franca nga fusha e mbrojtjes së natyrës, kurse fjalim do të mbajë edhe ministri i MJPH, Bashkim Ameti. /Telegrafi/