Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe Xhozef Shepars, kryetar i Universitetit Perëndimor nga Meksikoja e Re, SHBA, në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes janë dakorduar për bashkëpunim intensiv, këmbim të përvojës dhe të kadetëve dhe këmbim të kuadrit të profesorëve mes këtij universiteti të njohur dhe Akademisë Ushtarake në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MM sot kumtoi se ministri Jolevski në takim ka theksuar se ekziston potencial i madh për zhvillimin e bashkëpunimit ku benefit të madh do të kenë të dy institucionet arsimore.
“Akademia Ushtarake dëshmoi se punon në pajtim me standardet më të larta, ndërsa fakt i padyshimtë për atë është se shumica e vendeve nga rajoni neve na i dërgojnë për arsimim oficerët e tyre të ardhshëm”, ka thënë Jolevski.
Ai ka shtuar se Akademia Ushtarake tashmë ka një përvojë jashtëzakonisht pozitive me dërgimin e dy kadetëve për shkollim në Universitetin Norviç në Vermont dhe ka paralajmëruan se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kryetari i Universitetit Perëndimor Xhozef Shepard, shkruan në kumtesë se, është i hapur për bashkëpunim dhe ka ofruar disa fusha mes të cilëve trajnimin intensiv të gjuhëve, kurse në lideritet ushtarak, për të cilat tha se janë me rëndësi të jashtëzakonshme, si dhe kurse për të drejtën kriminele dhe forenzikë kompjuterike.
Në takim ka qenë i pranishëm edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Oliver Andonov, i cili ka shprehur interes për kurse në Akademinë Policore në Universitetin Perëndimor dhe ka porositur se kjo paraqet një mundësi të mirë për riedukim të kuadrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. /Telegrafi/