Guximtari 56-vjeçar Nigel Jardine nga qyteti i Leedsit ka kaluar këmbëzbathur 1.060 metra për një orë, me të cilën gjë ka thyer rekordin e mëhershëm prej 960 metrash. Më vonë ai ka vazhduar udhëtimin e gjatë prej 27.5 orësh për rekord tjetër dhe ka bërë 30 kilometra gjithsej.
"Jam mësuar të ecë nëpër xhama të thyer”, ka thënë garuesi, të cilit i janë lejuar pauzat prej pesë minutash pas çdo ore, e më pas me nga një pije, vizita në tualet apo pushim në formë të shtrirë, shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.
Në këtë mënyrë ai i ka ndihmuar organizatës “Action for Children” e cila u del në ndihmë fëmijëve. Jardine ka deklaruar se është shumë i lidhur me këtë organizatë, sepse si fëmijë edhe ai ka qenë i keqtrajtuar fizikisht si në shkollë ashtu edhe në shtëpi.