Site icon Telegrafi

Këmbëzbathur nëpër stuhi – për të blerë birra: Ky është “Heroi i kombit” të Australisë!

Fotografia e burrit misterioz, që është parë me karrocën me birra, është shpërndarë me mijëra herë nëpër rrjete sociale.

Madje, në një koment, burrin e panjohur nga Brisbane i Australisë, e kanë quajtur “hero i kombit”, transmeton Telegrafi.

“Po më pëlqen se si e ka vendosur çadrën mbi birra, për t’i mbajtur të thata”, ka shkruar njëri, lidhur me burrin këmbëzbathur.

Meteorologët kanë bërë të ditur se në Brisbane kanë rënë 280 milimetra shi, në vetëm tre orë. /Telegrafi/


 

Exit mobile version