Telegrafi

Vdes në QKUK këmbësorja që u godit nga vetura në Ferizaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të mëkurën në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, ka njoftuar se një grua rreth 40-vjeçare kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën “Driton Islami”, ku një veturë e tipit “Opel” me targa vendore u përplas me një këmbësore.

Sipas Veselit, drejtuesi i veturës nuk u ndal në vendin e ngjarjes dhe u largua në drejtim të panjohur.

Viktima, një grua rreth 40 vjeç, pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ku fatkeqësisht, ndërroi jetë.

“Në orën 19:15, nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se viktima, e cila ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë,” deklaroi Veseli.

Më vonë, në stacionin policor u paraqit i dyshuari R.M., një 18-vjeçar, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Pas intervistimit, i dyshuari u ndalua në mbajtje./Telegrafi/