Një qytetar, që po ecte nëpër një rrugë në Adelaide të Australisë, është përplasur për shtyllën elektrike derisa po polemizonte me shoferin e autobusit.
Në vend se të shikonte se nga po lëvizë, ai ishte i zënë duke sharë shoferin, që ndaloi me shpejtësi sapo në semafor u ndez drita e kuqe, transmeton Telegrafi.
“Më mirë të shkonte pas qenit, sepse ai mund të kujdesej më mirë për pronarin e tij”, është komentuar me tallje kjo ngjarje.
Videoja që e tregon këtë rast, është shpërndarë nga shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, të cilët kanë dashur të tregojnë se sa shpejt mund të merrni dënimin nëse bëni një veprim të pahijshëm. /Telegrafi/