Site icon Telegrafi

Këmbente para duke i hedhur në portofole virtuale në Tiranë, sekuestrohen mbi 60 mijë euro

Një person (nga Kosova) është shpallur në kërkim pasi në subjektin që ishte administrator në Tiranë, këmbente para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit 48-vjeçari R. N. kishte punësuar në subjektin e tij një 22-vjeçar nga Tirana, i cili po hetohet në gjendje të lirë.

“Shpallet në kërkim administratori i një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas. Procedohet në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti.

Sekuestrohen 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro. Vijon puna për kapjen e shtetasit kosovar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version