Razia Begum nga Sylhet i Bangladeshit, që mbeti e palëvizshme për 18 vjet, si pasojë e këmbës që iu ënjtë aq shumë, tani mund të ecën sërish.
Gjendja e njohur si elefantiada, bëri që këmba e 41-vjeçares të peshoi 60 kilogramë, ndërsa nuk kishte të ardhura të trajtohej, transmeton Telegrafi.
Nëna e dy fëmijëve, të cilës iu kishte sëmurë këmba pas lindjes së fëmijës së dytë, nuk iu ndihmua nga askush, deri para fillimit të këtij vitit, kur bashkëshorti saj postoi një fotografi në rrjetet sociale.
Atë e ftuan një ekip mjekësh në Dhaka, që e trajtuan falas, si dhe u kujdesën që të merrte tretmanët e duhura. Tani që masa e panevojshme është hequr, mund të lëvizë lirshëm, ndërsa po mundohet që të gjejë edhe një punë.
Kjo sëmundje, ka prekur 120 milion njerëz në mënyrë globale, ndërsa është fatale nëse qëllon në stomak dhe nuk trajtohet. /Telegrafi/