Aktori i njohur turk, Burak Ozcivit, ndër fansat e tij të shumtë njihet edhe për dukjen që ka.
Ndërsa për të pasur një fizik si ai, natyrisht se nevojitet dietë, mund dhe ushtrime.
32-vjeçari e ka dëshmuar përmes një fotografie në Instagram se ai stërvitet mirë për ta mbajtur trupin.
Ozcivit ka pozuar në një ambient të hapur, teksa mban në duar pesha për stërvitje.
Theksojmë se gjithë shikuesit e serialit “Kara Sevda” e njohin aktorin turk, i cili në këtë serial luan rolin kryesor, atë të Kemalit. /Telegrafi/