Telegrafi

‘Kemali’ bëhet baba, bashkëshortja e tij lind djalë

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen (Foto: Instagram/evcenf)

Aktori i popullarizuar turk, Burak Ozcivit dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen, janë bërë prindër.

Mediat turke raportojnë se çifti është bërë me djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Karan.

Haberturk ka thënë detaje për peshën (3.670 gramë) dhe gjatësinë e foshnjës (52 centimetra), ndërsa aktori i ka qëndruar pranë bashkëshortes së tij në sallën e lindjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Burak Ozçivit

Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit u martuan në vitin 2017, ndërsa mediat rozë vazhdimisht kanë spekuluar për një krizë në martesën e tyre. Mirëpo, duket se të gjitha kanë qenë thashetheme.

Ndryshe, Ozcivit u bë i popullarizuar te publikua shqiptar falë roleve të tij në serialet “Muhtesem Yuzyil” (Bali Bej) dhe “Kara Sevda” (Kemal Soydere ). /Telegrafi/