Kemal Ademi pritet të jetë lojtari i ri i Kosovës, por ende ai nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Sulmuesi nga Kosova ka kompletuar transferimin tek gjiganti turk Fenerbahce nga Baseli i Zvicrës.
24-vjeçari është në listën e Kosovës dhe Telegrafi ditë më parë mori vesh se ai ka kontaktuar presidentin Agim Ademi për t’iu bashkuar Dardanëve.
Por tani në një intervistë për të përditshmen turk Sabah, Ademi ka thënë se ende nuk e ka të qartë se për kënd do të luaj, Kosovën ose Zvicrën.
“Tani për tani, nuk është e qartë se në cilin ekip kombëtar do të luaj. Ndodh në Kosovë, Zvicër”.
“Kur fola me familjen time për këtë situatë, ata më thanë se duhet të presë. Jam në një klub të ri dhe duhet të përqendrohem këtu. Dua të mendoj dhe të marrë një vendim të duhur pa e stresuar veten”, ka deklaruar Ademi për mediumin turk Sabah.
Ademi deri më tani nuk ka luajtur për asnjë Kombëtare, por dy vitet e fundit ai ka shpërthyer me gola duke ngjallur interesimin e Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë madje edhe Turqisë.
Gjithsesi muaji nëntor pritet të qartësojë shumë gjëra nëse Ademi do të luaj për Kosovën apo Zvicrën, pasi këto dy Përfaqësuese shihen si favorite për ta marrë atë. /Telegrafi/