Telegrafi

“Kemajli” dhe gruaja kanë një klip që është shikuar mbi 26 milionë herë në YouTube (Video)

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen muaj më parë kanë kurorëzuar lidhjen disavjeçare me martesë.

Shikuesit e serialeve turke në trojet shqiptare aktorin turk e njohur si “Kemajli” dhe bashkëshortja kanë një videoklip të përbashkët, ku edhe kishte lindur edhe simpatia ndaj njëri-tjetrit.

Në fakt, në vitin 2015 kanë publikuar një këngë si pjesë e filmit “Aşk Sana Benzer” në të cilin kanë qenë në rolet kryesore.

“Nga malli mu djeg zemra”, titullohet kënga e cila është shoqëruar edhe me videoklip, ku mund të shihen edhe në momente romantike ndërsa ajo është shikuar mbi 26 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, aktorët po vazhdojnë me projektet filmike dhe teatrale në shtetin turk. /Telegrafi/