Telegrafi

Këlyshi i verbër ngeci pas frigoriferit dhe fitoi zemrat e shumë njerëzve

Një video e një qeni të verbuar të mbërthyer pas një frigoriferi u bë virale në TikTok.

Videoja, e shpërndarë në rrjetet sociale nga Christine Marsh, është parë më shumë se 15 milionë herë dhe tregon një moment të ëmbël në të cilin një qen i vogël aksidentalisht ngeci pas një frigoriferi.

Në klipin qesharak mund të shohim një qen të vogël duke leh ndërsa përballet me murin në hendekun prapa frigoriferit.

Pronari i qenit duke qeshur më pas i afrohet dhe nxjerr një fshesë për ta liruar, ndërsa një zë në video thotë “Ajo mund të jetë e verbër, por të paktën nuk është memece”.

Ka shumë arsye pse një qen mund të verbohet, por shkaqet e zakonshme janë glaukoma, atrofia progresive e retinës dhe degjenerimi i papritur i fituar i retinës.

Megjithatë, shikimi i dobët nuk do të thotë cilësi e dobët e jetës dhe qentë që vuajnë nga verbëria mund të ndihmohen me një sërë taktikash, duke përfshirë mbajtjen e një rutine, heqjen e barrierave të panevojshme dhe mësimin e fjalëve për t’i paralajmëruar ata për hapësirën përreth tyre. /Telegrafi/

@harshmarsh6 #CowboyBebop #MunchiesWithTubi #ASOSChaoticToCalm ♬ original sound – Christine Marsh