Site icon Telegrafi

Këlyshi mbijeton larjen në guacë tualeti

Daniel Blair ka dashur që nga qeni i tij të pastrojë baltën e cila iu kishte ngjitur në shtëpinë e prindërve të çunit në Northholt, në perëndim të Londrës. Djaloshi, megjithatë, nuk do ta shihte as në ëndërr se uji do t’ia merrte këlyshin e tij i cili ka mbetur për më shumë se katër orë i bllokuar në gyp.

Zjarrfikësit dhe ekspertët e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve nuk kanë arritur të lirojnë qenin, prandaj e ëma e Danielit e ka thirrur instaluesin e ujit i cili e ka zbuluar vendndodhjen e qenit, 20 metra nga shtëpia dhe e ka liruar.

Exit mobile version