Telegrafi

Këlyshët ia mbyti luani rival, luanesha adopton një antilopë të vogël (Foto)

Në shikim të parë, mund të duket se luanesha është duke luajtur me ushqimin që do ta hajë së shpejti.

Por, bisha mishngrënëse është vetëm duke luajtur me antilopën e vogël, sikur ta ketë sjellë vet në jetë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse mund të jetë preja saj, luanesha vetëm po ngushëllohej me të, meqë këlyshët ia ka mbytur një luan rival.

Gordon Donovan i ka kapur pamjet e rralla, kur ajo e ledhaton dhe e lëpinë për ta pastruan, teksa e mbronte prej disa luaneshave që ndodheshin në atë zonë të Parkut Nacional Etosha në Namibi.

“Ishte një skenë mbresëlënëse. Më la pa frymë, sepse po luante me të dhe nuk e ngacmonte aspak” ka thënë Donovan.

Sipas fotografit, kjo është një nga bukuritë misterioze të natyrës, që kurrë nuk e di se çfarë mund të ndodhë. /Telegrafi/