Një këngëtare ka bërë diçka të çuditshme për të tërhequr vëmendjen e një ylli të Pop muzikës.
Këngëtarja e lindur në Zelandën e Re, Kelsy Karter tronditi ndjekësit me foton e fundit të sjell në llogarinë personale në Instagram.
Ajo ka vendosur që përjetësisht ta jetësoj fytyrën e këngëtarit Harry Styles, duke e vizatuar në faqen e vetë.
mama, look what i made me do pic.twitter.com/P5HdUWtQUK
— Kelsy Karter & The Heroines (@KelsyKarter) January 27, 2019
“Nëna, shikoni se çfarë kam bërë”, ka shkruar ajo disa ditë para ditëlindjes së këngëtarit, e cila është më 1 shkurt.
Së bashku me tatuazhin e saj, bukuroshja ka publikuar një këngë që i dedikohet yllit të saj të preferuar Pop.
“Është vetëm një dedikim i imi ndaj tij, mendoj. Ai është i mahnitshëm dhe më në fund, ai është personi më i mirë në planet”, tha ajo për Billboard.
Ndryshe, këngëtarja i ishte gëzuar faktit që 24-vjeçari është larguar prej bendit “One Direction”. /Telegrafi/