Sipas Kelemndit zhvillimi ekonomik është nevojë emergjente e shtetit të Kosovës, në mënyrë që të mund të përballemi me sfidat e mëdha që po na presin. Qasja më e mirë, do të ishte fillimi me zhvillimin ekonomik në mënyrë paralele, pra zhvillimi i të gjithë sektorëve paralelisht.
“Duhet që me kujdes të veçantë të krijojmë kushte për zhvillimin e ekonomisë familjare, kjo fushë mundëson punësim masiv dhe më të madh të njerëzve, ndërkaq investimet apo shpenzimet në zhvillimin e saj janë më të vogla”, tha biznesmeni Ramiz Kelemndi i cili garon për deputet me AAK-në e Ramush Haradinajt. /Telegrafi/