Site icon Telegrafi

Kelmendi viziton fermerët e Pejës, premton mbështetje për industrinë e qumështit dhe të mishit (Foto)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, i ka bërë një vizitë fermës “Babanaj”, në Komunën e Pejës, fermë kjo me qindra bagëti. Nga vizita ai u nda i kënaqur edhe për faktin se, siç u shpreh, ferma ishte e organizuar si duhet, ndërsa posedonte mekanizmat e avancuar.

“Nga ajo që m’u tha nga nikoqiri, u ndava nga kjo vizitë me përshtypjet më pozitive të cilat do t’i ndajë me ju miq.

Nikoqiri këtu (fermeri), shprehu se ka një ekonomi me të hyra solide; ndjehet krenar që tërë procesin prodhues e ka të përmbyllur nga tokat në Kosovë dhe rendimentet e prodhimit i ka solide.

E përgëzova për punën duke e siguruar se Qeveria e koalicionit dhe z. Mustafa e ka në projeksionet e saja mbështetjen e industrisë së qumështit dhe mishit, si prioritet”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version