Biznesmeni i njohur nga Peja dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Kelmendi ka thënë se mësuesit kanë ruajtur vazhdimisht substancën kombëtare.
Ai po ashtu ka kujtuar babain e tij, Çun Kelmendin.
“Atyre që ruajtën substancën kombëtare, mësuesve – urime 7 Marsin. Kujtoj me mall, në këtë datë të rëndësishme të arsimit shqip, të ndjerin babain tim, prof. Çun Kelmendin”, shkroi ai.
Në fund tha se kontributi i të gjithë punonjësve të arsimit, mbetet gur-themel i çmuar i shtetësisë tonë.
Si çdoherë, Dita e Mësuesit, është përcjellur me aktivitete të shumta në gjithë Kosovën. /Telegrafi/