Telegrafi

Kelmendi uron besimtarët krishterë për festën e Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve, zv/kryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka uruar bashkëkombësit e besimit katolik, Ipeshkvinë e Kosovës dhe udhëheqësit fetarë katolik.

“Me rastin e festës së Pashkëve, më lejoni që nga zemra dhe shumë sinqerisht t’ua uroj këtë festë, duke shprehur urimet më të mira për të gjithë ju”, thuhet në urimin e zv.kryeministrit Kelmendi.

“Kosova, vendi ynë i shtrenjtë, karakterizohet me vlerat më të larta njerëzore të Globit, me shembujt e dashurisë, mirëkuptimit, paqes, tolerancës dhe bashkimit, andaj me mesazhet e saj të shenjta, Festa e Pashkëve, le të mbushë shpirtin dhe mendjen e njerëzve anekënd Botës plotë me shpresë, gëzim dhe dashuri. Për shumë mot!”, thuhet në urimin e Kelmendit. /Telegrafi/