Site icon Telegrafi

Kelmendi tregon se deri kur do të jetë në LDK

Zëvendëskryeministri i ri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, në intervistën e tij në Info Magazine, ka thënë se ndonëse ka ndërruar tri parti, më LDK-në nuk do ta tradhtojë.

Kelmendi, është shprehur se në xhaketën e tij ka të vendosur stemën e LDK-së, të cilën nuk e largojë më.

“E kam qit, nuk e largoj deri në pension. Më kanë plotësuar kushtet dhe e kam dhënë premtimin. Më nuk ka ndryshim partish, kur pensionona sërish do të jem për LDK-në, por jo në funksione politike”, tha ai.

Thotë se në kohën kur aderoi për në PDK kishte të njëjtën ofertë për në LDK.

“Për të kuptuat qytetarët, në vitin 2014 kam pasur dy oferta për parti politike, kam pas ofertë nga LDK dhe PDK. Ofertat kanë qenë të barabarta dhe ka qenë një moment vendimtar që të orientohna për PDK-në. Më ka ardhur keq që nuk mund të jepja premtimin që të isha pjesë e LDK-së”, tha Kelmendi.

“Janë momente të caktuara dhe në moment të tillë, njeriu jep premtimin por synim kam pasur zhvillimin ekonomik”

Kelmendi tregoi për momentin kur kuptoi që PDK-ja nuk do i siguronte këtë pozitë.

“Premtimi ka qenë të jem zëvendëskryeministër për çështje politike, në moment kur është kryer fushata zgjedhore, PDK fitoi por jo me shumicë, e kuptova Thaçin që nuk mund të mbante premtimin dhe isha si deputet i rregullt derisa u nënshkruar koalicioni. Kur Thaçi u emërua president, e pashë se premtimi nuk do të realizohet dhe shpreha revoltë duke kaluar në deputet të pavarur”, tha ai.

Kelmendi, ka thënë se në LDK ka dal për të realizuar premtimin e tij dhe se fituesit nga pozita e tij, janë vetë qytetarët.

“Është një ndjenjë e mirë se gjatë tërë fushatës unë kam shkuar me synim dhe premtim për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe punësimin e qytetarëve. Nga ky premtim që kam bërë më është ofruar mundësia ta realizoj. Mund të them se fituesit e këtij posti janë qytetarët dhe bizneset e Kosovës”.

Ndonëse koalicioni qeverisës është në gjysmë të mandatit, sipas Kelmendit kjo gjë nuk do i paraqet atij problem.

“Një ditë punë është mirë, aq sa mund të arrij për këtë kohë, aq do të kontribuoj”, tha ai. /Klan Kosova/

Exit mobile version