Telegrafi

Kelmendi tregon modalitetet e gjendjes së jashtëzakonshme

Biznesmeni i njohur kosovar dhe ish-deputeti, Ramiz Kelmendi, ka folur për çështjet që duhet pasur në konsideratë modalitetet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Modaliteti i gjendjes së jashtëzakonshme përcaktohet mu nga masat gjatë levizjës së lirë nëpër ambiente, gjatë blerjes, vizitave mjekësore, vizitave institucioneve bankiere etj”.

“Këtu duhet të përcaktohet lëvizja individuale në këmbë vetëm, personave të rritur, ndërsa në automjete me numër të vogël pasagjerësh familjarë. Gjatë blerjes vetëm një individ, dhe të mos lejohen blerjet me fëmijë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“Çështje që duhet pasur në konsideratë në Shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Për të kryer obligimet ekonomike, familjare dhe për tu mbrojtur nga Pandemia, Gjendja e jashtëzakonshme do duhej të shpallej në këtë model;

Fillimi i orës duhet të jetë ora 05:30 minuta (këtu pergatiten të punësuarit në industri prodhuese, industri tjera sepse fillon turni i I-rë) dhe nga ora 22:30 (kur edhe fillon turni i III-të).

Modaliteti i gjendjes së jashtëzakonshme përcaktohet mu nga masat gjatë levizjës së lirë nëpër ambiente, gjatë blerjes, vizitave mjekësore, vizitave institucioneve bankiere etj. Këtu duhet të përcaktohet lëvizja individuale në këmbë vetëm, personave të rritur, ndërsa në automjete me numër të vogël pasagjerësh familjarë. Gjatë blerjes vetëm një individ, dhe të mos lejohen blerjet me fëmijë.

Këto masa të jashtëzakonshme janë efektive, ndërsa nga ora 22:30 minuta deri në ora 05:30 minuta, lëvizje vetëm rastet emergjente dhe organet kompetente.

Keto masa mbrojnë shëndetin publik sipas udhëzimeve të OBSH-së, si të tilla mundësojnë prodhimin e nevojshëm industrial dhe individual, mundësojnë blerjet nëpër dyqane dhe markete me fluks më të vogël dhe me numër më të vogël konsumatorësh”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/