Telegrafi

Kelmendi thotë se Isa Mustafa është i domosdoshëm për LDK-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për kreun e partisë, Isa Mustafa.

Kelmendi ka thënë në T7 se e ka vizituar Mustafën në shtëpinë e tij, në Prishtinë, pas kthimit të tij nga Gjermania, ku qëndroi disa muaj për trajtim mjekësor.

Sipas Kelmendit, “Mustafa është në përmirësimin e sipër”.

Kelmendi ka thënë se Mustafa “po e përcjell jetën politike”, teksa ka shtuar se ai po vazhdon t’i nënshtrohet një trajtimi fizioterapeutik.

“Mustafa shpejt do të kthehet në jetën politike”, ka paralajmëruar Kelmendi.

Sipas deputetit të LDK-së, Mustafa është “i domosdoshëm” për partinë.

Ai ka thënë se nuk ka dyshim që Mustafa është i aftë të vazhdojë të bëjë punën e tij në LDK.