Telegrafi

Kelmendi: Me tentativën për shfuqizimin e Speciales, Kosova po duket shtet jo serioz (Video)

Gazetari dhe opinionisti, Adriatik Kelmendi, ka theksuar se mesazhi i ambasadave të vendeve mike të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka qenë i qartë.

Kelmendi në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini, ka theksuar se ka një dyfytyrësi të atyre që deri dje e kanë shtyrë përpara me çdo kusht funskionalizimin e Speciales, e të cilët sot, sipas tij, po kërkojnë shfuqzimin e saj.

“Të njëjtit deputetë kur i ballfaqojnë me faktin se a po i dëgjojnë deklaratat e ambasadorëve në Prishtinë, thonë se ata nuk do të bëjnë veprime që bien ndesh me përfaqësuesit e SHBA-së dhe Britanisë në Kosovë, ndërsa në anën tjetër veprojnë ndryshe”, ka shtuar Kelmendi.

Sipas tij, pikërisht individët që po i shtyjnë të tjerët që të marrin këso iniciativa, nece po na vënë si shtet jo serioz para ndërkombëtarëve. /Telegrafi/