Ish-deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi ka deklaruar se në ish partinë e tij ka munguar komunikimi në mes tij dhe Hashim Thaçit, dhe se kjo ka qenë njëra ndër arsyet e largimit të tij nga PDK-ja.
Ai duke folur për zhvillimin ekonomik ka thënë se qeverisja aktuale duhet të krijojë vende pune për qytetarët.
“Dëshira dhe vullneti im është që edhe Kosova të jetë e zhvilluar si kompania ime. Ato çka unë kam, përvoja e të tjera janë të bëra në një njeri për të cilin ka nevojë shteti. Unë në qeverisje nuk e kisha luajt rolin e menaxherit por plotësimin e njohurive të mija dhe ministrat e kanë një lloj aftësie që ta kompletojnë ministrinë që të dalë e suksesshme”, ka thënë Kelmendi në “Zona B” në Klan Kosova.
Kelmendi ka theksuar se do të vazhdojë të jetë deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës si dhe do do t’i votojë ato ligje të cilat ai i konsideron si të duhurat për zhvillim ekonomik./Telegrafi/