Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se taksa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë është njëra nga problemet që duhet të zgjidhet shumë shpejt, duke theksuar se kjo tarifë nuk është dashur madje as të vendoset pa u konsultuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kelmendi shprehet se Republika e Kosovës nuk duhet të merret në vazhdimësi me Serbinë, duke ditur se ai është një armik i përhershëm, por se të gjitha rrugës e rëndësishme si tokësore edhe ajrore, kalojnë nëpër Serbi.
“Duhet ditur se Serbia është, dhe do jetë armiku ynë i përhershëm për ne dhe nuk duhet të mirremi në vazhdimësi me këtë, e edhe duke u thirrur në këtë armiqësi ti shpërblejmë bashkëvendasit me etiketime nga më të ndryshmet. Duhet diture se pozita gjeografike e Serbisë është që të gjitha rrugët tokësore me rëndësi hekurudhore dhe ajrore ekonomike, energjetike kalojnë nëpër territorin e këtij shteti. E dijmë mirë se edhe qytetarët tonë nga Diaspora rrugëtojnë nëpër këtë shtet me vite të tëra të persekutuar qëllimshëm me kolona të gjata si në ardhje ashtu në vajtje”, shkruan Kelmendi.
Ish-deputeti dhe biznesmeni kosovar thotë se SHBA-së po kryejnë punën që do të duhej ta kryenin pala kosovare, që pastaj po i diskuton çështjet teknike, si rasti i vijës ajrore Prishtinë-Beograd.
“Por, diçka që po ndryshon është ajo që ndodhi fal’ negociatave për zgjidhje të çështjeve teknike mes nesh, siç ishte edhe rasti i vijës ajrore Beograd-Prishtinë dhe asaj hekurudhore Fushë-Kosovë-Beograd. Nëse shohim këto marrëveshje që ndodhën pa ndonjë angazhim të palës kosovare, a do të thotë se SHBA-të po kryejnë punët tona edhe pa prezencën tonë, për të cilën, ne pastaj po diskutojmë modalitete teknike”, thotë ai.
Kelmendi thotë se taksa nuk ishte dashur të vendoset fare pa konsultim me SHBA-të dhe duhet të hiqet për shkak të kërkesës së SHBA së dhe t’i hapet rrugë negociatave me Serbinë.
Në anën tjetër, Kelmendi propozon heqjen e doganës për prodhuesit amerikan, e cila duhet të paguhet 10 % për mallrat e ardhura nga Amerika.
“Pasur parasysh të gjitha këto çështje politike, askush nuk na ndalon që ne të krijojmë politikë të favorshme fiskale për ta minimizuar ndikimin e shtetit serb në Kosovë, duke hequr së pari edhe doganen nga prodhuesit Amerikan, për të cilët ka shumë kohë së rreshturi që të bëjmë këtë veprim. Miku me i madh Amerika, 20 vite pas luftës ka Taksën Doganore 10 % në të gjitha produktet që vijnë nga ta në Kosovë”, shkruan Kelmendi ndër të tjera.
Postimi i plotë i Kelmendit në Facebook:
“ME ARMIQTË NUK DUHET TË HYSH NË KONFLIKT NËSE GJASAT JANË TË MËDHA TA HUMBËSH DUELIN ME TA DHE MBËSHTETJEN NGA MIQTË NDËRKOMBËTARË
Duhet ditur se Serbia është, dhe do jetë armiku ynë i përhershëm për ne dhe nuk duhet të mirremi në vazhdimësi me këtë, e edhe duke u thirrur në këtë armiqësi ti shpërblejmë bashkëvendasit me etiketime nga më të ndryshmet.
Duhet diture se pozita gjeografike e Serbisë është që të gjitha rrugët tokësore me rëndësi hekurudhore dhe ajrore ekonomike, energjetike kalojnë nëpër territorin e këtij shteti.
E dijmë mirë se edhe qytetarët tonë nga Diaspora rrugëtojnë nëpër këtë shtet me vite të tëra të persekutuar qëllimshëm me kolona të gjata si në ardhje ashtu në vajtje. Por, diçka që po ndryshon është ajo që ndodhi fal’ negociatave për zgjidhje të çështjeve teknike mes nesh, siç ishte edhe rasti i vijës ajrore Beograd-Prishtinë dhe asaj hekurudhore Fushë-Kosovë-Beograd. Nëse shohim këto marrëveshje që ndodhën pa ndonjë angazhim të palës kosovare, a do të thotë se SHBA-të po kryejnë punët tona edhe pa prezencën tonë, për të cilën, ne pastaj po diskutojmë modalitete teknike.
Duke e parë këtë angazhim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm nga SHBA-të, vednosja e Taksës ndaj shetit serb na del çështje e diskutuar gjatë, e kontestuar, mbështeturë dhe e popullarizuar. (Personalisht, këtë taksë, e kam mbështetur dhe zbatuar me përpikmëri, në mbështetje të vendimeve shtetërore, edhe se gjithnjë kam theksuar se metodat e bllokimeve nuk janë të dobishme e në veçanti nëse nuk janë të mbështetura nga SHBA-të dhe BE).
Taksa është në fuqi dhe është një prej problemeve që duhet zgjidhur, sipas mendimit tim:
a) Taksa nuk ishte dashur të vendoset fare pa konsultim me SHBA-të (në të kaluaren kur është vendosur bllokada totale, është bërë me konsultime). A ka pasur efekte, kjo taksë!? – le të jetë në dorën e historisë.
b) Taksa është dashur të pezullohet nga momenti që me këmbëngulësi është kërkuar nga SHBA-të dhe miqtë Ndërkombëtarë (Ky pezullim kishte me qenë dinjitet për qeverinë. Nukë është humbje qeveritare apo e iniciatorit/iniciatorëve, por do kishte treguar besnikëri dhe besueshmëri ndaj partnerit SHBA) dhe Taksa si pezullim kishte pasur mundësi të rikthehej nëse kahja e zgjidhjes së çështjeve të hapura do shkonte në drejtimin e dëmshëm.
c) Vendosja e çfarëdo tarife, më e butë, më e fortë, sido që ne dëshirojmë ta emërtojmë (e që nuk mbështetet nga SHBA-të, atëherë është edhe një vazhdimësi e padegjueshmërisë qeveritare). Pra me këtë, po hapim kapitullin e humbjes së duelit politik me Serbinë, për Taksen.
d) Taksa duhet të hiqet për shkakë të kërkesës së mikut tonë SHBA së dhe ti hapet rrugë negociatave me Serbinë, ti hapet rrugë përmbylljes së pavarësimit duke u inkuadruar në Kombet e Bashkuara.
Pra, dihet se Taksa ka edhe konsekuencat e mëdha politike nëse hiqet, sepse shumë veprime të ndryshme janë ndërmarrë për të mbajtur dhe avancuar më shumë këtë taksë. Por, sikur sukseset dhe dështimet shpërblehen.
Pasur parasyshë të gjitha këto çështje politike, askush nukë na ndalon që ne të krijojme politikë të favorshme fiskale për ta minimizuar ndikimin e shtetit serb në Kosovë, duke hequr së pari edhe doganen nga prodhuesit Amerikan, për të cilët ka shumë kohë së rreshturi që të bëjmë këtë veprim. Miku me i madh Amerika, 20 vite pas luftës ka Taksën Doganore 10 % në të gjitha produktet që vijnë nga ta në Kosovë.
Duhet hequr taksa doganore në të gjitha repromaterialet që janë bazë e ndërtimit të prodhimtarive individuale, grupore në mënyrë që të gjithë akterët e rinjë të jenë së paku konkurrues në tregun vendor, që nga implementimi i politikave fiskale, tek hiqja e akcizave në gaz që është energenti kryesor në industri dhe që ka ndikim themelorë në çmimin final të produktit. Pra, do e mbyllja me pyetjen e hapur: A duhet edhe për këto taksa të kërkojmë presione ndërkombetare!?”(sic.), ka shkruar Kelmendi, përcjell Telegrafi.
Qeveria e re e Kosovës, e kryeministrit Albin Kurti, ka marrë mbështetjen e SHBA-së e BE-së për heqjen e taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, por kjo përkrahje i ka munguar në tentativën proklamuar që taksën ta zëvendësojë me vendosjen e masës së reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka përsëritur të martën se taksa 100 për qind ndaj importeve nga Serbia duhet të hiqet.
Grenell përmes rrjetit social Twitter ka shkruar se taksa duhet të hiqet në mënyrë që investimet të vihen në funksion. /Telegrafi/