Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kelmendi ka kërkuar që taksa të mos hiqet, sipas tij nëse taksa pezullohet atëherë ky veprim duhet ndodhur me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe në koordinim me kërkesat e Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.
Deputeti konsideron se pezullim i taksës duhet të ndodhë sa më vonë që të jetë e mundur, për shkak të interesave të prodhuesve të vendit.
Në fund, Kelmendi ka thënë se prodhuesit vendor duhet kujdesur që të ndërtohet pak shija e produkteve zëvendësuese.
“Taksa 100% nuk duhet hequr fare, por nëse duhet pezulluar atëherë ky veprim duhet ndodhur vetëm me kërkesë të mikut tonë më të veçantë dhe të dëshmuar, SHBA-ve, e në koordinim me kërkesat e BE-së dhe sa më vonë që të jetë e mundur, kjo për shkak të interesave të prodhuesve të vendit. Kjo e fundit, për arsye se duhet kujdesur që të ndërtohet edhe pak shija e produkteve zëvendësuese”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/