Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka thënë se stabiliteti politik, juridik, janë shtyllat e thithjes së investitorëve potencialë ekonomikë dhe të atyre të institucioneve financiare.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “zvogëlimi i pagës së liderëve institucionalë dhe kabineteve të tyre nuk paraqet vlerë ekonomike përveçse populiste”.
“Paga e Liderëve Institucional dhe kabineteve të ngushta në nivele vjetore e ngarkon taksapaguesin për vetëm 10 cent për vit. Paga e ultë e liderëve nuk paraqet siguri institucionale dhe pavarësi të këtyre institucioneve”, ka shkruar Kelmendi.
Postimi i plotë i Kelmendit:
“Ta zvogëlosh pagën është populizëm, ta risësh është patriotizëm
Stabiliteti Politik është shtylla kryesore e Zhvillimit Ekonmik, Financimeve Ndërkombëtare dhe Investitorëve të Jashtëm
– Paga e Liderëve institucional dhe kabinetit të tyre të ngushtë është diku rreth 1.5 milion euro në vit
– Zvogëlimi i pages se Liderëve Institucional dhe kabineteve të tyre nukë paraqet vlerë ekonomike përveçse populiste.
– Paga e Liderëve Institucional dhe kabineteve të ngushta në nivele vjetore e ngarkon taksapaguesin për vetëm 10 cent për vit.
– Paga e ultë e Liderëve nuk paraqet siguri institucionale dhe pavarësi të këtyre institucioneve.
– Paga e ultë e Liderëve në arenën ndërkombëtare nuk paraqet vlerë por reflekton paaftësi për të çuar vendin përpara.
– Paga e ultë e Liderëve Institucional paraqet mburojë nga kërkesat e arsyeshme të qytetarëve për punësime dhe rritje pagash.
– Ndërsa ngritja e pagave e të punësuarve, ngritja e pagës minimale – 350 euro, të të hyrave sociale dhe kategori të tjera paraqet Patriotizëm, Aftësi menaxheriale dhe kuptimin e kërkesës së qytetarëve, por nëse të gjithë të cekurve më lartë, e që janë mbi 500 mijë u rritet paga për vetëm 100 euro në muaj, atëherë duhen 600 milion euro, mirëpo patroitizmi mund të vijojë të rritet edhe më shumë, e më shumë.
– Pra populizem është të zvogëlosh pagesën personale, e patriotizëm është të krijosh legjislacion që ju rrit pagën të Punësuarve.
– Të rinjtë e Kosovës e dijnë që vendet e punës janë domosdoshmëri, por vende pune me profesionalizëm, pagesë të lartë dhe e dijnë çështë të jesh afarist apo profesionalist.
– Të Rinjëve ju duhen motivime, ju duhen Fonde investive (fondi për garantimin e kredive mbi 30 milion euro-i përdorur).
– Të rinjë kemi shumë, të arsimuar mirë, ide të shumta, para ka aq shumë, por po mungon Institucioni dhe angazhimi i shtetëror mu për këta të rinjë.
– Duke i parë këto shembuj të lartëcekur, konstatojmë se kemi fonde nga Trusti, Agjensioni për privatizim, Mundësitë kreditore të Bankave – që janë mbi 5 miliard euro – atëherë lind pyetja përse kërkohen të tjera fonde.
– Kërkesa për ndryshime Politike – të ekonomisë së Lirë të tregut – Shuarja e Sektorit Privat – Gabim
– Barazimi apo ndryshe barazimi i qytetarëve për nga të ardhurat, ide brilante me kusht që të gjithë ata me të ardhura të vogla të arrijnë të barazohen me pagat më të larta – Pagat e liderëve Institucional.
– Çdo formë e joshjes së të Rinjëve që janë ardhmëria e Kosovës, e më keq për të ndarë qytetarët në mosha, është gjenocid Ndërnjerëzorë, ndërprindërorë, sepse gjenartatat e vjetra kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do ekzistojnë dhe kanë qenë bazë e mirë prindërore, edukativo-arsimore për çdo Lëvizje, si atë të UÇK-së dhe çdo lëvizje tjetër, tentimi i tregimit se prindërit janë gjenerata më e dëmshme e shoqërisë është gjenocid.
Andaj, stabiliteti politik, juridik, janë shtyllat e thithjes së Investitorëve potencial ekonomik dhe të atyre institucioneve Financiare”(sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/