Telegrafi

Kelmendi: Shqiptarët janë detyruar të luftojnë kundër Perandorisë Osmane (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka kundërshtuar idenë e deputetit tjetër dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se shqiptarët përkatësisht princat shqiptarë të asaj kohe, kanë qenë krah për krah Car Lazarit, kundër Perandorisë Osmane.

Sipas Kelmendit, shqiptarët nuk kanë luftuar asnjëherë kundër Perandorisë Osmane por vetëm si skllav lufte janë detyruar të luftojnë kundër osmanlive.

“Shqiptarët kanë qenë të robëruar. Kanë qenë popull si skllav ose si robër lufte që janë detyruar të luftojnë kundër Perandorisë Osmane. Perandoria Osmane i ka bërë pronar tokash dhe u ka dhënë pozita, dhe shqiptarët e kanë përqafuar islamin në mënyrë masive”, ka thënë Kelmendi për emisionin “Rrokum Roll”. /Telegrafi/