Telegrafi

Kelmendi: Serbia po përdorë fshirjen nga listat zgjedhore të shqiptarëve në Luginë si spastrim etnik

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se Serbia po përdorë fshirjen nga listat zgjedhore të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës si spastrim etnik nga njëra anë dhe si tendencë për paraqitje të numrit të zvogëluar të qytetarëve në atë territor.

Kelmendi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se me këtë veprim Serbia po tenton që të përshpejtojë negociatat si presion për ngjarjet e spastrimit etnik, me kushtet që sipas tij, po që se nuk gjendet në tryezë shkëmbimi i territoriteve, atëherë spastrimi etnik ka arritur qëllimin e vet në terren.

Postimi i plotë i Kelmendit:

A po e përdorë Serbia fushatën zgjedhore për shmangje të vëmendjes nga Lugina e Preshevës

Serbia po përdorë fshierjen nga listat zgjedhore të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës si spastrim etnik nga njëra anë dhe si tendencë për paraqitje të numrit të zvogëluar të qytetarëve në atë territor. Kjo po ndodhë në një kohë kur priten edhe negociatat Kosovë-Serbinë.

Me këtë veprim Serbia po tenton edhe që të përshpejtojë negociatat si presion për ngjarjet e spastrimit etnik, me kushtet që po që se nuk gjendet në tryezë shkëmbimi i territoriteve, atëherë spastrimi etnik ka arritur qëllimin e vet në terren. Me këtë projekt, Serbia po dëshiron të arrijë qellimet politike, andaj është mirë që Kosova të veproi paralel edhe me ankesat pranë Bashkësisë Ndërkombëtare që të veprojnë në parandalimin e spastrimit etnik. Këtu ndoshta edhe qëndrimi i Presidentit të Çekisë për të tërhequr njohjen është një prej politikave të dëmshme për Kosovën.

Lideret politik dhe institucional duhet të veprojnë në vazhdimësi me kujdes të madh për ndodhitë ndërkombëtare dhe krahas kësaj të mirren edhe me zgjedhjet e brendshme./Telegrafi/