Site icon Telegrafi

Kelmendi i reagon Veselit: Të shohim se çfarë po bën LVV, pastaj radhën për pushtet e kemi ne të Fjalës

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje vazhdon t’i ikë përgjegjësisë atëherë PDK do të vjen sërish në pushtet.

Kelmendi në reagimin e bërë ndaj Veselit, ka thënë se PDK-ja ka qenë një dekadë në pushtet dhe se tani duhet pritur se çfarë po bën LVV, e pastaj sipas tij, radhën e ka Partia Fjala, transmeton Telegrafi.

“Ne shqiptarët e kemi njëfarë rendi i nderuar kryetar i PDK-së, Kadri Veseli. Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar se pas këtyre zhvillimeve politike, shumë shpejtë PDK-ja do të rikthehet në krye të pushtetit. I nderuar Kryetar i PDK-së Kadri Veseli, ne shqiptarët e kemi njëfarë rendi. Ju keni qenë ma shumë se 1 dekadë në pushtet. Tash prit pak ta shohim çka po bën VV-ja.E mandej radhën e kemi ne të FJALËS. Populli iu ka provuar juve, tash pritet të i provojë këta të VV-së. Mandej populli do të na provoj edhe neve. Kështu që bën durim, se populli po kërkon ndryshim”, thuhet në reagimin e Kelmendit.

Ndryshe, Veseli të hënën i ka quajtur frikacakë Lëvizjen Vetëvendosje, që sipas tij, nuk janë të gatshëm për të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version