Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, mori pjesë në konferencën e katërt të ambasadorëve që po mbahet në Prishtinë.
Sipas një njoftimi, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se Qeveria po punon intensivisht në përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës, përmes zhvillimit në sektorët me potencial, si bujqësia, përkrahja e ekonomive familjare, stimulimin e prodhimit vendor dhe përmirësimin e cilësisë, lehtësime përmes politikave fiskale, përkrahjen e ndërmarrësve të rinj, bërjen e një ambienti të përshtatshëm për investitorët e huaj.
Më tej, sipas njoftimit, zëvendëskryeministri Kelmendi ftoi ambasadorët që të jenë më aktiv gjatë panaireve vendore, t’i informojnë blerësit e jashtëm dhe t’i inkurajojnë ata që të jenë pjesë e këtyre panaireve. /Telegrafi/