Site icon Telegrafi

Kelmendi priti përfaqësuesin e Iniciativës së Bizneseve

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti të premten përfaqësuesin e Iniciativës së Bizneseve, njëherit pronarin e SH.P.K “Fitorja”, Naser Maloku, nga Ferizaj.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kelmendi e njoftoi për prioritetet lidhur me zhvillimin ekonomik dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për krijimin e një ambienti më të përshtatshëm, në mënyrë që bizneset të ndihen më të lira sa i përket veprimtarisë së tyre.

Përfaqësuesi i Grupit të Bizneseve nga Komuna e Ferizajt, Naser Maloku, pasi uroi zëvendëskryeministrin Kelmendi për detyrën e re, kërkoi që bizneset në këtë komunë të kenë qasje në Autostradën “Arbën Xhaferi”, pasi kjo do të kontribuonte në lehtësimin e zhvillimit të bizneseve dhe në të njëjtën kohë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Kelmendi siguroi z. Maloku, se këtë dhe shumë çështje që lidhen me bizneset do ta ngrisë në Qeveri për të gjetur një zgjidhje e cila do të ndihmonte dhe do të lehtësonte punën e bizneseve në Komunën e Ferizajt./Telegrafi/

Exit mobile version