Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë të enjten se në këtë situatë duhet që edhe institucionet e pavarura, Presidenti dhe bashkësia ndërkombëtare të ndikojnë në zgjidhjen e këtij lëmshi politiko-kaotik.
Kelmendi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se mosveprimi politik për të zhbllokuar formimin e institucioneve është njëjtë i dëmshëm sikurse uzurpimi i të drejtës kushtetuese të formimit të institucioneve.
Lexoni të plotë postimin e Kelmendit në Facebook:
“Mosveprimi politik për të zhbllokuar formimin e institucioneve, njejtë i dëmshëm sikurse uzurpimi i të drejtës kushtetuese të formimit të institucioneve
Është e ditur dhe shpesh e kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare se janë të kapura institucionet e pavarura, si gjyqësia dhe prokuroria në të gjitha nivelet për të cilat kishte edhe reagime e edhe mospajtime për zgjedhjen e dy kryesuesve të institucioneve në mënyrë jo transparente, edhe pse gjykata kushtetuese e bëri sugjerimin e vet. Prandaj, nuk është etike, ligjore dhe kushtetuese të vazhdojmë avazin e uzurpimit të të drejtës kushtetuese të formimit të institucioneve, duke u bazuar në virtytet kosovare, apo duke u bazuar në të drejtën se ose unë ose askush, edhe nese duhet pritur në pa kufi, apo te lëshoj rrugë i mençuri.
Kjo formë e uzurpimit të krijimit të institucioneve është brengë ndërkombëtare dhe vendore, sepse krijohet opinioni se çdo të bëhet nëse vendoseni në qeverisje dhe ajo shkon në formën e njejtë të uzurpimit ? Cila metodë mundë të ndikojë në zbritjen e kësaj qeverisje ? Protesta, nuk është rruga e duhur. Edhe forma demokratike nuk sjellë rezultate, pra me këtë fakt mundë të brengosen qytetarët, në veçanti me iniciativa të largimit nga Kosova, për një jetë më të mirë dhe më të sigurt. Këtë situatë bllokade mundë ta përcjellin edhe investitorët e jashtëm dhe të brendshëm, ka mundësi që edhe institucionet ndërkombëtare financiare ti ndalojnë investimet dhe institucionet bankare vendore të zvogëlojnë në masë investimet në amvisëri e industri. Pra, dëme të mëdha dhe te pariparueshme edhe më serioze mund të na vijnë, për mungesë të komunikimit politik dhe lëshimt rrugë për zgjedhje më ndryshe politikisht, por si pasojë e qëndrimit demokratik të opozitës siç është tani nga VV-ja dhe LAA-ja, duke ja mundësuar pritjen për trasformim të ndonjërës parti apo koalicion. Qëndrimi duarkryq me komente në facebook dhe shkrime qok-qok në media, nuk japin shpresë për qytetarët se kjo opozitë e tashme, ka fuqi politike për të mbajtur kursin e duhur. Andaj, ky qëndrim i heshtur dhe pasiv nga opozita është më i dëmshëm se sa lëvizja në drejtimin e çbllokimit të institucioneve.
Në këtë situatë duhet që edhe institucionet e pavarura, Presidenti dhe bashkësia ndërkombëtare të ndikojnë në zgjidhjen e këtij lëmshi politiko-kaotik. Pra, edhe kjo çështje të marrë kahje me ndihmën e jashtme, duke besuar se pas kësaj do të ketë ftohje kokash politike, në mënyrë që të kuptojnë se Kosova është e qytetarëve dhe e tyre, por jo me të drejtën e dëmtimit të vlerave shtetërore dhe qytetare”. (sic). /Telegrafi/