Site icon Telegrafi

Kelmendi: Plani im ekonomik, për gjashtë vjet garanton punësimin e një milion e 25 mijë qytetarëve (Video)

Deputeti i pavarur, biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka bërë prezantimin e programit të tij ekonomik, në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum.

Kelmendi ka thënë se ekonomia në Kosovë shpeshherë ka mbetur viktimë e politikës dhe e patrajtuar mjaftueshëm, në mungesë edhe të njerëzve në Qeveri që, sipas tij, munden me i menaxhu resurset!

Ai ka thënë se në bazë të rritjes ekonomike aktuale me 3-4 për qind, “është paraparë që për një shekull të realizohet punësimi i një milion e 25 mijë qytetarëve”. Mirëpo, me planin e tij ekonomik thotë se kjo mund të arrihet nëse investohen 14-22 miliardë euro.

Kelmendi shprehet thotë se kjo shifër për dikë mund të jetë e madhe, por për të është e mjaftueshme për t’u realizuar.

Ai e ka prezantuar këtë program me tabelën e shfaqur në studio.

“486 mijë njerëz marrin paga, ndërsa të papunë janë 488 mijë”, ka thënë Kelmendi, duke shtuar se mbi 20 mijë njerëz do dalin në pension pa prekur kurrë punë me dorë – nëse vazhdohet me këtë rritje ekonomike prej 3-4 për qind.

Gjatë prezantimit të planit të tij ai po ashtu ka thënë se depozitat aktualisht janë 3.3 miliardë dhe se deri në vitin 2022 mund të investohen 5.5  miliardë nga ky nivel i depozitave. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Er6w9OfFCxM

Exit mobile version