Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe afaristi i njohur Ramiz Kelmendi, ka komentuar zhvillimet me pandeminë dhe ato që lidhen me reciprocitetin ndaj Serbisë.
Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka folur për ndikimin e pandemisë në ekonominë e Kosovë.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës së bashku me BQK-në duhet të mos ndalin procesin e dhënies së kredive për sektorin privat.
“Të hiqet akciza, dogana në repromateriale dhe në agregate prodhimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Afarsiti ka thënë se qeveria duhet të bëjë lehtësime edhe për TVSh-në e produkteve bujqësore.
Kelmendi thotë se pandemia i ka kushtuar deri më tani Kosovës 490 milionë euro.
Pronari i “Elkos Grup” thotë se shteti asnjëherë nuk falimenton por ai futet në borxhe të mëdha.
Duke folur për reciprocitetin, Kelmendi thotë se Serbia nuk ka më kapital pasi firmat e mëdha i ka shitur te vendet evropiane.
“Nuk ka më produkte serbe. Ndonjë aty-këtu që kanë ngecur. Duhet kuptuar, të gjitha firmat në shtetin serb janë shitur te ndërkombëtarët. Shteti serb e ka shituar kapitalin te firmat amerikane, gjermane, franceze, italiane. Çdo veprim që ne e marrim, e bëjmë kundër miqve ndërkombëtarë”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi./Telegrafi/