Site icon Telegrafi

Kelmendi: PDK e LDK do ta çojnë vendin në zgjedhje brenda këtij viti (Video)

Zgjedhjet e parakohshme do të ndodhin si rezultat i interesave dhe dinakërisë brenda koalicionit qeveritar PDK- LDK. Kështu vlerëson kryetari i Partisë Fjala, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi.

Kelmendi shprehet i bindur se brenda këtij viti vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. I ashtuquajturi koalicioni i elefantëve ka dështuar në shumë procese të ndjeshme të cilat Kosova është dashur të kalojë në to. Në momente të caktuara këto parti e kanë pas dinakërine mes vete dhe vet fakti qe nuk kemi arritë në dy seanca ta kalojmë ligjin për investime jep kuptim qe ky koalicion nuk ka menduar për qytetarët”, ka thënë Kelmendi në emisionin ‘Fakt PLUS’ në Tribuna Channel.

Nëse Qeveria, sipas tij, dështon ta kalojë demarkacionin atëherë duhet ta japë dorëheqje morale. E organizimin e një tryezë mes liderëve, ai e ka vlerësuar si jo parimore, e cila nuk do të sjellë kurrfarë rezultate.

Në këtë intervistë, Kelmendi është shprehur kundër formës aktuale të Asociacionit të Komunave më shumicë serbe.

Deputeti i pavarur ka folur edhe për konsolidimin e partisë Fjala si dhe për proceset në të cilat po kalon Partia e Drejtësisë, se a po synon PD të tërheq elektoratin e Partisë se Drejtësisë dhe sa është e hapur kjo parti për aderime të reja./Tribuna/

Exit mobile version