Site icon Telegrafi

Kelmendi: I pavarur deri në zgjedhjet e ardhshme nacionale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka bërë të ditur se deri pak para zgjedhjeve të ardhshme nacionale nuk do t’i bashkohet asnjë partie politike.

Ai ka pranuar se pas largimit nga Partia Demokratike e Kosovës ka pasur takime me të gjithë liderët e partive politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, por askujt nuk i ka kthyer përgjigje pozitive.

Kelmendi ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se gjatë kësaj kohe ka nevojë të jetë deputet i pavarur në mënyrë që t’i prezantojë idetë e tij për zhvillim të vendit lirshëm dhe pa kufizime politike.

“Kam qenë i detyruar të lëviz nga PDK-ja. Mendoj të jem deputet i pavarur deri në kohën e zgjedhjeve”, ka thënë Kelmendi.

Exit mobile version