Biznesmeni i suksesshëm, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ramiz Kelmendi, thotë se shteti duhet të mbledh ekspertët ekonomikë që Kosova të ketë lëvizje ekonomike.
Kelmendi, në një intervistë për Rrokum Rroll tha se edhe qytetarët që po protestojnë, shumica e tyre po dalin për shkak se nuk kanë punë.
“Duhet të gjitha forcat dhe ekspertët ekonomikë që të lëvizim ekonomikisht. Lëvizja ekonomike shkon në fillim ngadalë, por kur lëviz më nuk ndalet. Sa më shumë e zhvillojmë pjesën ekonomike, aq më stabile e kemi edhe pjesën e qytetarëve. Shumica e qytetarëve që dalin në protestë ndoshta nuk dalin për ato kauza, por për vende pune. Nëse arrihet të krijohen vende pune, atëherë protestues do të jenë vetëm pak, ndoshta do të mbesim vetëm militantët”, ka thënë Kelmendi.
Duke folur për disiplinimin e ekonomisë së tregut, Kelmendi përmendi arkat fiskale. Ai tha se qytetarët tashmë po vetëdijesohen se pagimi i tatimeve iu kthehet në investime nga ana e Qeverisë. Ndërsa, shtoi se duhet të dëgjohen me kujdes prodhuesit dhe t’ju kthehen për përgjigjet e menjëhershme.
“Lëvizja ekonomike është lëvizje e ngadaltë, por kur fillon me lëvizë ma nuk ndalet”, thekson ai, duke u shprehur kritika sa i përket strategjisë për zhvillim ekonomik.
“Nuk ka zhvillim pa strategji dhe planifikim”, thekson ai. “Edhe nëse i punësojmë 200 mijë persona neve na duhen së paku 20 mijë ekspertë të jashtëm që të na mësojnë për teknologjitë e reja”.
Kelmendi tha se PDK dhe LDK kanë njerëz që mund ta bëjnë ndryshimin.
“Ndryshimet ekonomike shihen në mëngjes, por ne duhet t’i bëjmë ndryshimet tona”, theksoi biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi, sipas të cilit zhvillimi ekonomik nuk bëhet “t’u pa – t’u ba”!
https://youtu.be/wZQ9nykCEDw