Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk ka nevojë vetëm për t’u ulur në postin e zëvendëskryeministrit për të dhënë dijeninë e tij për ekonominë.
“Unë nuk jam si Behgjet Pacolli. Njohuritë e mia për zhvillim ekonomik janë një me një milion. Ai ka para më shumë se unë por unë kam njohuri shumë më tepër njohuri për zhvillim ekonomik…Unë mund të bëj shumë më shumë se zoti Pacolli për shtetin”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kelmendi ka thënë se është i gatshëm të ballafaqohet edhe në debat me Pacollin për çështje ekonomike.
Afaristi ka thënë se nuk ka nevojë të jetë vetëm kukull në karrigen e zëvendëskryeministrit.
Ai thotë se edhe për këtë arsye para se të futet në garën për deputetë ka kërkuar që mos ta mashtrojnë nëse nuk kanë nevojë për njohuritë e tij./Telegrafi/