Site icon Telegrafi

Kelmendi: Nuk gjeja hapësirë në AAK

Synimi për postin e zëvendëskryeministrit nga politikane dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi shihet më shumë si përfitim për Kosovën se sa përfitim personal nga vetë ai.

“Unë nuk jam pa punë. Më shumë do të përfitoj Kosova nga unë, nga përvoja ime se sa unë nga posti”, ka thënë Kelmendi në një intervistë për Rubikon të KTV-së.

Ai ka thënë se këtë mundësi nuk e sheh si konflikt apo garë me kolegun Hajredin Kuçin pasi të dy i takojnë fushave të ndryshme, transmeton Koha.net.

“Ai i takon pjesës juridike dhe politike. Nëse vendi ka nevojë për zhvillim politik, posti është i tij. Nëse vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik, posti më takon mua”, ka thënë Kelmendi.

Struktura menaxheriale dhe hapësira që i është dhënë zhvillimit ekonomik kanë bërë që Kelmendi të kaloj nga AAK në PDK. “Nuk kam gjetur hapësirë për zhvillim ekonomik dhe kam parë që Aleanca nuk është një parti në rritje”, shtoi ai.

Exit mobile version