Site icon Telegrafi

Kelmendi nuk e përjashton largimin nga LDK-ja, nuk mund të jem deputet i thjeshtë

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur rreth ofertave nga partitë e tjera politike, duke shtuar se nuk e di nëse do të jetë pjesë e listës për deputet ose jo.

“Nuk kam qenë kundër koalicionit LDK-VV. I kam thënë edhe zotit Mustafa që të mos ketë vija të kuqe ndaj asnjë partie”, ka shtuar Kelmendi.

Tutje Klemendi nuk është deklaruar nëse do të bëhet pjesë e listës për deputet nga LDK-ja ose ndonjë partie tjetër.

“Nuk e di nëse do të jem pjesë e listës për deputet, unë i kam parimet e mija për zhvillimin e Kosovës. Nuk po mund të kërkojë shumë nga LDK-ja pasi ka një realitet të ri në LDK me emërimin e Vjosa Osmanit për kryeministre”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Afaristi ka thënë se Vjosa Osmani nëse fiton garën zgjedhore e ndërton ekipin e saj me të cilin do të ndërtojë politikat zhvillimore.

“Unë i kam tregua zotit Mustafa se unë nuk mund të jem deputet i thjeshtë kjo pasi nuk di se çfarë të iu premtoj elektoratit tim për të katërtën herë me radhë, pasi nëse bëhen institucionet nuk e di nëse mundem t’i realizojë ato që ua kam premtua”, ka thënë Kelmendi në RTV Dukagjini.

Ramiz Kelmendi i pyetur nëse do të largohet nga Lidhja Demokratike është deklaruar se edhe mund te largohet.

“Unë do kisha dëshirë të jem pjesë e qeverisë në një sektorë ku unë mund të kontribuojë. Unë mund të kontribuoj shumë suksesshëm. Unë jam për të dhënë instruksione se si ekonomia mund të shkojë përpara”.

Kelmendi ka thënë se deri tani nuk ka pasur ndonjë ofertë serioze nga subjektet tjera politike./Telegrafi/

Exit mobile version