Site icon Telegrafi

Kelmendi nostalgjik, tregon shtëpinë ku ka jetuar për 27 vite, kurse tashmë ka kaluar në ambiente të reja banimi (Foto)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, me nostalgji ka treguar shtëpinë ku ka jetuar në 27 vitet e fundit.

Biznesmeni nga Peja ka bërë të ditur se nga sot (28 dhjetor) është vendosur në ambiente të reja banimi.

Me këtë rast, ai njëherësh i ka publikuar edhe disa fotografi në rrjetet sociale.

“Plot 27 vite në këtë shtëpi. 27 vite jetë (në shtëpinë me sipërfaqe prej 150 metrash katror), të suksesshme, me afarizëm dhe me harmoni familjare”.

“Nga data 28.12.2016, në ambiente të reja banimi”, ka shkruar Kelmendi në postimin e tij në Facebook.

Në saje të shumë angazhimeve dhe sakrificave jetësore, Kelmendi tani e tutje do të jetojë në shtëpinë që ka formë të “Shtëpisë së Bardhë”. /Telegrafi/

Rezidenca e re

Exit mobile version