Telegrafi

Kelmendi në takim me përfaqësues të KPM-së, diskutojnë për parandalimin e veprimtarive ilegale të shërbimeve të internetit dhe TV Kanaleve

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e operatorëve të shërbimeve elektronike dhe Këshillit të Pavarur të Mediave (KPM) me të cilët ka diskutuar rreth parandalimit dhe luftimin e veprimeve të operatorëve ilegal. 

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se operatorët ilegal në mënyrë të kundërligjshme dhe përmes ndërhyrjes së paautorizuar janë duke kryer apo ofruar shërbime ilegale të internetit dhe TV Kanaleve brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se Kelmendi, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe institucionit që përfaqëson për trajtim e shpejtë dhe profesional të rasteve që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

“Si dhe ka kërkuar mbështetjen e të gjithë operatorëve të licencuar që të bashkëpunojnë me prokurorinë për identifikimin e të gjitha veprimtarive ilegale, përçka operatorët janë zotuar se do të ofrojnë një mbështetje të tillë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/