Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe biznesmeni i suksesshëm, Ramiz Kelmendi, ka vlerësuar se pjesëmarrja e tij në Qeveri do të jetë fitimprurëse për Kosovën.
Ai ka thënë se posti i zëvendëskryeministrit i është premtuar por, sipas tij, nuk është detyrim.
Kelmendi ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se vendi ka nevojë për një ekspert që nga pozita e zëvendëskryeministrit mund t’i udhëheqë dhe t’i koordinojë ministritë që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik.
Ai ka theksuar se zhvillimi ekonomik është domosdoshmëri për Kosovën, prandaj duhen ndryshime të shpejta që qytetarët të mos presin një shekull për të jetuar si në Evropë.
Kelmendi ka thënë se kriza politike e ka dëmtuar shumë Kosovën.
Duke folur për përçarjen e opozitës, ai ka thënë se çdo bashkim politik që niset me qëllim për rrënimin e organizimeve të tjera politike, gjithmonë rezultati i tij do të jetë dështimi.