Telegrafi

Kelmendi: Mos të përdoret mbështetja e domosdoshme financiare, për interesa populiste

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe pronari i kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi ka thënë se në këtë kohë me të cilën po kalon vendi nga pandemia e COVID-19, vendimet duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të qarta dhe pa anime politike e biznesore.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook, ka propozuar që shefat e Grupeve Parlamentare që të koordinojnë mes vete propozimet e masave, të cilat kanë qëllimin e njëjtë.

“Vlerave financiare të propozuara publike nga partitë politike, t’u gjendet rezultanta e propozimeve dhe të shkojnë në Kuvend për t’u votuar pa debat. Vendimet të jenë gjithëpërfshirëse, të qarta dhe pa anime politike e biznesore”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/