Telegrafi

Kelmendi mohon lidhjet me organizatën islamike të Zvicrës

Gazetat zvicerane kanë shkruar sot për lidhjet e partisë “Fjala” me Këshillin Qendror Islamik në Zvicër (IZRS). Aty u tha edhe se motra e kandidatit për deputet nga Partia “Fjala”, Isak Sinani, është bashkëshortja e dytë e kryetarit të IZRS-së, Nicolas Blancho.

Lexo po ashtu “NZZ am Sonntag” shkruan për partinë “Fjala”: “Salafistët e Kosovës, themelojnë degë partie në Zvicër”

Blancho është një nga figurat më të përfolura në Zvicër, të cilit autoritetet ia kishin ndaluar aktivitetet publike të organizatës IZRS me pretendimin se përhap ide ekstremiste.

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, mohon lidhjet me Blanchon.

“Për shkak të lidhjeve familjare, nuk mund të lidhet partia”, ka thënë ai për Insajderin, duke shtuar se zyrtarisht e kishte refuzuar një ftesë të IZRS-së. “Bile para dy viteve jam ftuar në cilësinë e politikanit në një takim që i mbajnë ata (IZRS), por nuk kam shkuar. Kurrfarë lidhje nuk kam me atë organizatë”.